Irina Shayk në superformë, por vetëm

28/02/2018 13:10

Një vit pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, Irina Shayk nuk ka patu aspak problem që të rikthehet në formën më të mirë.

Modelja ruse, tanimë në moshën 32-vjeçare mori pjesë në një fushatë të veshjeve intime, duke treguar linjat e saj perfekte, të admiruara në të gjithë botën. Po kaq e mrekullueshme Irina është dukur teksa shëtiste në New York këtë të hënë, e veshur me xhinse dhe pa make up, por pa humbur aspak nga sharmi dhe elegance e saj.

Supermodelja ruse nuk është parë në asnjë daljet e saj me Bradley Cooper, nga marëdhënia me të cilin erdhi në jetë edhe Lea De Seine Shayk Cooper, 10 muaj më parë.

Çifti filloi të frekuentohej në vitin 2015, kur aktori britanik u takua me supermodelen në shtëpinë e ish-të dashurit të saj Cristiano Ronaldo. Shumë rrallë çifti nuk është parë të lëvizë bashkë. Irina në profilin e saj në rrjetet sociale nuk mban as foto të vajzës e as të Bradley-t, ndërkohë që çifti nuk ka lajmëroi as shtazëninë dhe as lindjen e vajzës.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA