Different Trains erdhi në koncertin e parë dhe të vetëm për këtë dimër mbrëmjen e së martës në Muzeun Historik Kombëtar. Me interpret në violinçel Vlorent Xhafaj, në violinë Arben Spahiu dhe Dorian Xhoxhi, muzikantët shqiptarë nga Filarmonia e Berlinit dhe Opera e Mynihut dhe Ivan Vukcevic nga orkestra e Luganos.
“Është përzgjedhje shumë natyrale. Janë dy vepra mjaft të luajttura të kuartetit të harqeve. Haydn dhe Schubert, qëndrojnë mjaft mirë bashkë në një koncert”, tha Vlorent Xhafaj.
“Me Vlorentin është hera e dytë që interpretoj. Ramë dakord për programin. Doriani donte Haydn dhe unë mora Schubert”, tha violinisti Arben Spahiu.
Tashmë është traditë që trena të ndryshëm të bashkojnë mbërritjet në Shqipëri me muzikantë nga e gjithë bota. Different trains do të rikthehet sërish në pranverë, me një axhendë që do të përfshijë disa koncerte radhazi.
Top Channel