Dhëndri i Trumpit humbet të drejtën për qasje në informacione “top secret”

28/02/2018 08:41

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner ka humbur të drejtën të njihet me informacionet më të vlefshme të agjencive të zbulimit, që i jepen përditë kreut të shtetit gjatë të ashtuquajturit “Informim ditor i Presidentit”.

Ndryshimi pason masat e reja që po merr Shtëpia e Bardhë për të vendosur një disiplinë më të madhe, mbi ata që kanë qasje ndaj këtij informacioni.

Kushner, i cili për mbi një vit nuk ka arritur të pajiset me certifikatë të plotë sigurie, ka disa javë që e ka humbur të drejtën të jetë i pranishëm në seancat me informacione tepër sekrete, sipas dy zyrtarëve amerikanë që janë në dijeni të çështjes.

“Zëri i Amerikës” citon edhe një zyrtar të tretë, që flet po ashtu në kushte anonimati, të pohojë se zv.prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein, kohët e fundit i ka dhënë informacone të reja këshilltarit ligjor të Shtëpisë së Bardhe, Don McGahn, që çuan në ngadalësim ose ndërprerje të shqyrtimit të kërkesës së Kushner për certifikatë sigurie.

Hollësitë, se për çfarë informacioni bëhet fjalë, nuk dihen. Vet Kushner deri tani nuk ka bërë asnjë komenti mbi këtë zhvillim. Problemet me certifikatat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë dolën këtë muaj, kur u zbulua se Rob Porter kishte punuar për një vit për presidentin me certifikatë të përkohshme, megjithëse ndaj tij kishte ankesa nga dy ish-bashkëshortet për dhunë në familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA