08/11 22:58
Makina në të cilën u ekzekutua legjenda e reperit Tupac Shakur më 7 shtator të vitit 1996 ka dalë në ankand.
BMW 7-Series ka dalë në ankand me një çmim fillestar prej 1.5 milionë dollarë. Ajo u riparua plotësisht gjatë kësaj jave, por ka ruajtur karakteristikat dhe brendësia e saj është e personalizuar, ku ekziston edhe një vend i posaçëm sekret për vendosjen e armëve.
Në ngjarjen tragjike që i mori jetën, Tupac ishte ulur në vendin e pasagjerit, ndërsa u qëllua me 4 plumba pistolete.
Reperi vdiq në spital nga plagët e marrë 6 ditë pas ngjarjes.
Top Channel