Katy Perry dhe Orlando Bloom zyrtarisht janë sërish bashkë.

Çifti është fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Pragë këtë të mërkurë, ku po kalojnë disa ditë pushimi.

Këngëtarja, 33 vjeç, është parë duke shijuar një shëtitje rreth qytetit me aktorin 41-vjeçar dhe me shokun e tij të ngushtë Mighty, pas thashethemeve që qarkullonin prej disa kohësh së ata ishin rikthyer.

Dyshja e bukur u nda pas një viti romantik marsin e kaluar, por duket se zbuluan se vijonin të ishin të dashuruar pas një udhëtimi së bashku në Maldive në janar të këtij viti.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel