Cheryl transferohet në New York

28/02/2018 14:22

E dashura e këngëtarit Liam Payne, Cheryl, për dy muajt e ardhshëm do të transferohet në New York.

Kjo zhvendosje e saj vjen pasi Cheryl po punon për një projekt të ri muzikor me producentin Naughty Boy, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Mediat shkruajnë se 34-vjeçarja në udhëtimin e saj në New York do të marrë me vete edhe djalin e vogël, Bear.

Sipas Mirror Online, këto muaj edhe Liam Payne do të transferohet në New York, ndaj dhe aludimet për një krisje të marrëdhënies së tyre bien poshtë, duke qenë se ata tashmë do të bashkohen për të jetuar së bashku si një familje.

Top Channel