Të mërkurën skadon dhe afati për të paguar faturat e prapambetura të ujit të pijshëm, pas së cilës do të nisin dhe penalizimet.
Por krahas hapjes së pikave të reja të UKT-së në çdo lagje, bashkia e kryeqytetit po modernizon dhe sistemin online.
Ju mund të regjistroheni shumë thjesht në adresën online.ukt.al duke shënuar saktë të dhënat tuaja personale ose të aplikoni si përdorues i regjistruar nëse keni akses në faqe.
Lançimi i faqes së re të aksesimit online të faturës së ujit tashmë ofron lehtësi në navigim duke ju siguruar mundësi aksesi të pavarur në faqen kryesore online.ukt.al.
Një tjetër lehtësi është mundësia e ripërtëritjes së fjalëkalimit drejtpërdrejt nga faqja e vvebsite duke plotësuar të dhënat tuaja të sakta pa patur nevojë të drejtoheni në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit. Gjithashtu, përmes këtij aplikacioni, përdoruesve u mundësohet të shohin historikun e pagesave në pikat e UKT apo banka.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati deri më 28 shkurt, për të lidhur kontratat e rregullta me UKT-në dhe për të nënshkruar akt-marrëveshjen për pagesat e prapambetura, duke përfituar nga skema e pagesës me këste.
Top Channel