Gratë në Sirinë e copëtuar nga lufta janë shfrytëzuar seksualisht nga personat që shpërndajnë ndihmat në emër të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare bamirëse.

Sipas britanikes BBC, burrat në fjalë kanë shpërndarë ushqime në këmbim të favoreve seksuale. Pavarësisht paralajmërimeve për abuzime tre vite më parë, një raport i ri tregon se fenomeni vazhdon në jug të vendit. Agjencitë e OKB-së dhe organizata të tjera thonë se kanë zero tolerancë ndaj shfrytëzimit seksual dhe se nuk janë në dijeni të rasteve të abuzimeve nga organizata partnere në rajon.

Por, punonjësit vullnetarë thanë për BBC se abuzimet janë aq të përhapura sa disa gra refuzojnë të shkojnë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave pasi atje do të detyroheshin të ofronin trupin. Një prej vullnetarëve të cituar nga media britanike pretendon se disa agjenci humanitare po mbyllnin një sy përballë shfrytëzimeve të tilla, pasi bashkëpunimi me palë të treta dhe zyrtarë lokalë ishte e vetmja mënyrë për të çuar ndihmat në zonat e rrezikshme të Sirisë, ku stafi ndërkombëtar nuk ka akses.

Raporti titullohet “Zëra nga Siria 2018”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA