Sa duhet të paguash për të parë live Dua Lipën?

27/02/2018 16:50

Një nga këngëtaret më të famshme të momentit, është padyshim shqiptarja Dua Lipa.

Pas çmimeve të fituara në Brits Awards, hitet e Dua Lipës po kryesojnë listat muzikore në të gjithë botën.

Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare publikoi edhe listën e shteteve ku ajo do të mbajë turin botëror, në të cilën përfshihet edhe Kosova në 10 gusht.

Por sa kushton një biletë për të parë live Dua Lipën?

Në koncertin e 9 Majit në Singapor, çmimet e biletave të koncertit janë marramendëse.

Çmimet nisin nga 100-1000 euro, por në shitjet online këto çmime arrijnë vlerën 1300 euro

Top Channel