Propozimi i Lukakut: “All Star Game” edhe në kampionatin anglez

27/02/2018 13:15

Romelu Lukaku “braktis” Evropën për një moment për të udhëtuar drejt SHBA.

Sulmuesi i Manchester United, për herë të parë në jetën e tij, ishte i pranishëm në një ndeshje të NBA, pikërisht atë të zhvilluar në Nju Jork, mes Brooklyn Nets dhe Chicago Bulls, e fituar nga skuadra vendase 104-87.

Lukaku duket se mbeti i mahnitur nga magjia e NBA, që e frymëzoi aq shumë sa të bëjë edhe një propozim për drejtuesit e Premier League, duke kërkuar zhvillimin e një ndeshjeje “All Star”, siç ndodh çdo vit në NBA.

“Ja një propozim për ju: NBA ka ndeshjen e saj “All Star”. Nuk mendoni se edhe Premier League duhet ta organizojë një të tillë? Veriu kundër Jugut dhe të votojnë tifozët”, tha Lukaku në Tëitter pas përfundimit të sfidës në “Barclay Center”.

Më pas, Romelu Lukaku postoi edhe një foto të tij të shoqëruar me mesazhin: “Ndeshja ime e parë në një impiant të NBA”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA