Portokalli nis këtë të dielë, të rejat e këtij sezoni

27/02/2018 14:54

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e këtij sezoni të “Portokalli”-së. Nga e diela mbrëma, në ekranin e TCH priten të rikthehen të qeshurat dhe aktorët e spektaklit më të dashur të humorit.

Po ashtu, pritet të ketë risi jo vetëm në personazhe, por edhe në skenar, performanca artistike, por edhe sa i takon anës vizuale.

Këtë mëngjes në “Wake Up” ishin të ftuar Salsano Rrapi dhe Ledio Lako, të cilën na treguan disa nga të rejat.

Top Channel