Majko me shqiptarët e Gjermanisë, kërkohen lehtësira për mësimin e shqipes

27/02/2018 10:19

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka zhvilluar një vizitë pune në Dusseldorf të Gjermanisë, ku u takua me përfaqësues të shoqatave shqiptare.

Arsimi shqip në Gjermani, vendosja e standardeve të përbashkëta arsimore me Kosovën dhe problematika të komunitetit shqiptar atje, ishin mes çështjeve të diskutuara gjate takimit.

Arsimtarët e njohën Ministrin me situatën e arsimit shqip në landin e Rinit Verior-Vestfali, ku siç thanë, në ato qytete ku mundësohet shkollimi shqip, pjesëmarrja e nxënësve është e konsiderueshme, por mund të ishte më e lartë.

Përfaqësuesja e Këshillit të Arsimtarëve e vuri theksin tek potenciali i brezit të ri në Gjermani që po mëson shqip dhe kërkoi më shumë bashkëpunim për krijimin e lehtësirave për ta. U diskutua për kurikulën dhe rolin e teknologjisë në mësimin e gjuhës shqipe.

Ministri i Shtetit për Diasporën prezantoi iniciativat që po ndërmerr në këtë aspekt, si ato të librave online dhe krijimit të një rrjeti të profesionistëve në internet. Ai u ndal tek nevoja e një aktiviteti të përvitshëm të librit apo mbledhje të tjera që do të mundësonin komunikime e bashkëpunime të dobishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA