Kim kritikohet për publikimin e fotos me Çikagon

27/02/2018 13:43

Kim Kardashian mbrëmjen e së hënës publikoi në rrjetin social Instagram një foto së bashku me vajzën e saj, Çikago.

Në foto Kim dhe vogëlushja shfaqeshin me filtrat e Instagramit, gjë e cila u kritika shumë.

Susanna Reid Good dhe Piers Morgan mëngjesin e sotëm në “Good Morning Britain” duke folur për këtë foto të publikuar, u shprehën se milionat e pëlqimeve ishin për shkak se Kim kishte vendosur filtra në foto, dhe se pikërisht për këtë arsye ata nuk ishin në mesin e atyre që pëlqyen atë.

Sipas Susanne fytyra e vogëlushes nuk duhet të kishte filtra për vetë faktin se fëmijët janë të bukur kështu si janë:

“Fëmijët janë të bukur, sido që ata të jenë, Ata janë thjeshtë fëmijë dhe duken shumë të ëmbël. Nuk ka nevojë për filtrat e Instagramit për të publikuar foton e një fëmije”.

Ndërsa Piers nga ana e tij, pas kritikave të Susanne, i drejtoi asaj vetëm një pyetje: “Ti u surprizove që Kim Kardashian e bëri edhe këtë? Sepse unë personalisht jo”.

Top Channel