Kelly Brook “nuk ka ftohtë”

27/02/2018 18:29

Ndërkohë që thuajse e gjithë Europa është pushtuar nga i ftohti dhe reshjet e dëborës, Kelly Brooke nuk mund të qëndrojë pa publikuar foto me bikini në rrjetet sociale.

Teksa po i afrohet të 40-tave, bukuroshja 38 vjeçare zbuloi për revistën “Now” se ndjehet më konfidente se kurrë për trupin e saj, duke shtuar se nuk është më e fiksuar për t’u dukur perfekte gjatë gjithë kohës.

“Po ndryshoj dhe përpiqem të dukem sa më mirë, por nuk e ndjej presionin e moshës,” shprehet Kelly.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA