Gjermani, “dritë jeshile” ndalimit të automjeteve me naftë

27/02/2018 12:30

Qyteteve të mëdha gjermane iu është dhënë “drita jeshile” të ndalojnë makinat me naftë, të cilat dëmtojnë ndjeshëm mjedisin.

Gjykata më e lartë Administrative federale e Gjermanisë e mori vendimin, pavarësisht faktit që ai i jep një grusht të forte tregut më të madh të automjeteve në kontinentin e vjetër.

Vendimi vjen pas apelimit që shtetet gjermane iu bënë masave të marra nga gjykatat lokale të Stuttgartit dhe Dusseldorfit.

Rasti u soll në vëmendje nga ambientalistët e shqetësuar prej cilësisë së ulët e ajrit. Ka pasur një dallgë reagimesh globale ndaj makinave me naftë, që kur Volksëagen e pranoi në vitin 2015 se kishte manipuluar testet e ndotjes, qëllimi i të cilave ishte kufizimi i emetimit të gazeve të dëmshme në atmosferë.

Por, ndërsa mjaft vende të tjera po e mendojnë vendosjen e kufizimeve të tilla, ndalimi i makinave të tilla në vendlindjen e automobilëve modernë është një goditje e re për industrinë e makinave dhe qeverinë e Angela Merkelit, kundërshtare e hapur e një nisme të tillë.

I kritikuar për marrëdhëniet e tij të ngushta me këtë industri, ekzekutivi i Merkelit ka lobuar kundër ndalimit të makinave me naftë, me argumentin se kjo do të zemëronte miliona drejtues mjetesh e do të krijonte ngërçe trafiku në qytete, ndërsa transporti publik nuk do ta përballonte dot amullinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA