Gigi Hadid “ngre” temperaturat në Paris
27/02/2018 14:42
Dëbora dhe temperaturat e ulta të stinës së dimrit kanë përfshirë mbarë Europën.
Por një gjë e tillë duket se nuk e tremb aspak supermodelen, Gigi Hadid, e cila ndodhet në Paris, në kuadër të javës së modës.
Këtë të martë bukuroshja është fotografuar duke dalë nga hoteli në Paris, me një look të mahnitshëm.
Supermodelja u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë bezhë, çizme të gjata, ndërsa flokët i kishte lëshuar. Sigurisht që në veshjen e Gigi nuk mund të mungonin syzet.
Edhe pse jo në pasarelë, duket se hollin e hotelit Gigi e ktheu në një të tillë, pasi e gjithë vëmendja ishte e përqëndruar tek ajo teksa kalonte.
Top Channel