Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat disa gradë nën zero kanë shkaktuar një “mizeri” në trafikun rrugor e hekurudhor, teksa përpiqeshin të ktheheshin nëpër shtëpi pasditen e kësaj të marte, ndërsa 4 persona humbën jetën në dy aksidente automobilistike mes problemeve madhore në udhëtim.

Policia njoftoi se rruga “A15” në Baston të Lincolnshire ishte bllokuar për shkak të një përplasjeje mes një “Renault Clio” dhe një mauneve “Scania”, vetëm pak pas agimit të së martës, ndërsa shumë njerëz ishin dëshmitarë të shokut që pasoi në vendngjarje.

Një person i katërt humbi jetën nga moti i keq, pas një përplasjeje në autostradën “A47”, në Cabridgeshire. Përplasja mes tri makinash, e treta në të njëjtën rrugë pranë Peterborough, ndodhi mëngjesin e sotëm.

Dhjetëra udhëtime trenash u anuluan, përfshi një të tretën e atyre që largoheshin nga rruga “Liverpool” e Londrës me destinacione Essexin, ndërsa ato drejt Southend dhe Braintree janë mes atyre më të goditura, përfshi edhe trenat e itinerarit Ipswich-Suffolk.

Rrugët anembanë Britanisë së Madhe kanë parë sot një petk të bardhë bore, ndërsa forcat e policisë raportojnë kushte tejet të vështira për drejtuesit e mjeteve nëpër rrugët e bllokuara, teksa vendi përballet me masën e të ftohtit ekstrem që vjen nga Siberia, e quajtur si “Bisha nga Lindja”.

FOTO GALERI
1/70

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA