Duket se telashet për manjatin e filmave Harvey Weinstein, nuk kanë përfunduar ende.
Këtë herë bëhet fjalë për studion e regjizorit, I cili aktualisht është nën hetim për akuzat e ngacmimeve seksuale, e cila pritet të shpallë falimentin pasi bisedimet për të shitur tek një grup investitorësh u prishën.
Duket se dy javë më parë, kur Prokurori i New York ngriti akuzat ndaj regjizorit, kanë stopuar edhe bisedimet për shitjen e studiove të tij.
Sipas BBC, duket se i vetmi opsion është shpallja e falimentit.
“Weinstein Company ka qenë e angazhuar në një proces aktiv shitjeje me shpresën për të ruajtur pasurinë dhe vendet e punës. Por sot këto diskutime përfunduan pa një marrëveshje të nënshkruar “-tha bordi në një deklaratë të raportuar nga disa gazeta amerikane.
Producenti i Hollywood, Weinstein, aktualisht po përballet me akuzat e shumë artisteve për ngacmime seksuale, edhe pse avokatët e tij mohojnë kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se janë aludime, të cilat synojnë dëmtimin e imazhit të regjizorit të famshëm.
Top Channel