Kylie Jenner prezanton vajzën e saj, Stormin

26/02/2018 12:26

Kurioziteti i fansave të saj në mbarë botën për të njohur vogëlushen Stormi, është përdit e më i madh.

Dhe duket se ylli i televizionit, Kylie Jenner, ka vendosur ti mbajë edhe për pak kohë në ankth fansat e saj përsa i përket pamjes së vogëlushes.

Por në rrjetet sociale Kylie ka publikuar një video të shkurtër, ku shfaqen vetëm këmbët e Stormit, më të cilat mamaja e re luan.

Pak ditë më parë Kylie zbuloi një sekret të vogël përsa i përket vogëlushes së saj, duke theksuar se Stormi duket njësoj si ajo kur ishte fëmijë.

Top Channel