Kim Kardashian zbulon dilemën e saj më të madhe

26/02/2018 13:09

Në episodin e së dielës së reality show-t, i cili sjell jetën e familjes Kardashian, Kim ka rrëfyer se ndihej në qiellin e shtatë kur në jetë erdhi vajza e saj e vogël, Çikago.

Por ylli i televizionit pranoi se ajo ishte e shqetësuar se mos ndoshta nuk do të mundej të tregonte kujdesin e duhur për vajzën e saj të vogël, por gjithashtu edhe për dy fëmijët e tjerë.

Gjatë episodit të së dielës, pavarësisht dilemave, Kim Kardashian zbuloi se ia ka dalë mbanë të kujdeset për fëmijët e saj, dhe se gjithcka është njësoj. Një gjë të tillë Kim e ka bërë për të inkurajuar edhe motrën e saj, Khloe.

“Dashuri me shikim të pare”, ishte ky përkufizimi që Kim zgjodhi për vajzën e saj të vogël, e cila erdhi në jetë në muajin janar nga një nënë surrogate.

Pasi kanë kaluar disa muaj nga ardhja në jetë e vogëlushes, duket se shqetësimet e Kim, nëse do të mundej të kujdesej mjaftueshëm për të, kanë marrë fund.

Një nga fansat e saj, në rrjetin social Twitter, e pyeti Kimin se si është vajza e saj.

Ylli i televizionit u përgjigj: ‘Më e ëmbla! Fëmija më i mirë! Ajo duket pak si Nord dhe pak si Saint, pra është shumë e bukur!”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA