Izmir Smajlaj zbulon pse sportistët duhet të martohen të rinj

26/02/2018 16:18

Nëse mendoni se stërvitja e fortë është çelësi i një karriere të suksesshme sportive, e keni gabim.

Kampioni i Europës dhe Ballkanit në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj ka zbuluar në “Pop Culture” se kush është vërtetë sekreti për të qenë sportist që arrin objektivat.

“Për të pasur karrierë të suksesshme, sportisti duhet të martohet herët. Unë kisha një vit e gjysmë i lidhur dhe në janar jam fejuar”, tha Smajlaj.

Kur u pyet nëse e fejuara i bëhej xheloze, atleti nga Shkodra deklaroi: “Edhe bëhet xheloze, sidomos kur iki jashtë shtetit për stërvitje, që i bie të largohem 1-2 muaj. Kur bëhet xheloze, i them që të vijë te mua”.

Në lidhje me të ardhmen, Izmir Smajlaj u shpreh: “Është herët për të folur, të mbyll një herë karrierën, më pas të shohim… Mund të bëhem trajner ose menaxher”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA