“Dosjet e ndjeshme”, Marku: Me rëndësi, përgjigja e shpejtë nga Italia për letërporositë

26/02/2018 12:23

Prokuroria shqiptare synon të forcojë bashkëpunimin me atë italiane, ndërsa thotë se me rëndësi është përgjigja e shpejtë e palës italiane të letërporosive të dërguara nga Tirana, sidomos sa u takon hetimit të dosjeve të ndjeshme edhe për publikun.

 

Arta Marku thotë se kjo do t’u hapte rrugë ecurisë së hetimeve të nisura në Shqipëri për grupe të dyshuar kriminalë, por edhe individë të ndryshëm.

“Ne e dimë që na pret një punë e madhe. Ka studime për grupet e krimit të organizuar në Shqipëri dhe punohet në vazhdimësi për të kuptuar formën, strukturimin, nivelin dhe shkallën e organizimit”, thotë kryeprokurorja Arta Marku.

Marku garantoi gjithashtu se prokuroria do të angazhojë prokurorët më të mirë për të mbështetur aksionin “Forca e Ligjit”.

Marku shtoi se prokuroria është e angazhuar në çdo kohë për të zhvilluar hetimet mbi veprimtaritë kriminale dhe se marrëveshja italo-shqiptare mes prokurorive e vitit 2014, duhet rinovuar për të përfshirë aspekte të ndryshme dhe njëherit të përcaktohen bashkarisht pikat e kontaktit për shkëmbyer informacionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA