Bella Hadid në Javën e Modës në Paris

26/02/2018 16:42

Ajo është e njohur për stilin e saj të mrekullueshëm, por gjithashtu edhe për karrierën e saj të suksesshëm.

Një kombinim ky që e bën atë edhe më të dëshirueshme dhe të kërkuar nga markat më të njohura në botë, për të qenë imazh i tyre.

Bëhet fjalë për Bella Hadid, e cila këtë të hënë është fotografuar duke dalë nga hoteli Royal Monceau në Paris të hënën.

Prania e supermodeles në Paris, vjen në kuadër të javës së Modës.

Modelja 21-vjeçare, u shfaq e veshur sportive, me një kostum ngjyrë leila dhe bluzë të shkurtër të kuqe, ndërsa e kishte kombinuar me syzet e vogla të zeza, të cilat duket se janë të preferuat e saj, duke qenë se i përdor në çdo dalje publike të sajën.

Veshja e zgjedhur i kishte zbuluar Bellës pjesën e barkun, i cili dukej mjaft mirë për shkak të orëve të gjata që ajo kalon në palëstër.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA