Shkëndija e Tetovës ka hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion në Maqedoni, teksa sot mposhti me rezultatin minimal 1-0 skuadrën nga Strumica, Akademija Pandev.

Sfida u luajt në një terren të mbuluar nga reshjet e borës, teksa shpeshherë ndërhynin punëtorët e fushës, për të ribërë vijat anësorë, që mbuloheshin nga dëbora. Ra në sy edhe mungesa e topit me ngjyrë, që përdoret në raste të tilla, kur çdo gjë duket e bardhë.

Sa i përket lojës, Shkëndija mbeti me 10 futbollistë që në minutën e 21-të, pas kartonit të kuq të marrë nga mesfushori Fazlagikj, ndërsa në minutën e 53-të, edhe një lojtar i Akademija Pandev la fushën e lojës .

Goli u shënua nga Ferhan Hasani vetëm 10 minuta larg fundit dhe me këtë 3-pikësh, Shkëndija e çon në 11 pikë distancën nga Vardari ndjekës, që humbi dje ndaj Rabotnickit me rezultatin 3-1.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA