Daja e ka mendjen te futbolli edhe në festë, Irma Libohova bëhet “divë e futbollit” (VIDEO) 21/10 15:32
Supersfida e Premier Leagues mes Manchester Unitedit dhe Chelseat, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1.
Nën një atmosferë fantastike në ‘Old Trafford’, ishte skuadra e Contes që gjeti e para avantazhin, me Willian në minutën e 32-të.
United reagoi pas 7 minutash dhe barazoi rezultatin me anë të sulmuesit belg, Romelu Lukaku, ndërsa Lingard shënoi golin e fitores në pjesën e dytë.
Kjo fitore e ngjit Manchester Unitedin sërish në vendin e dytë, me 59 pikë, ndërsa Mourinho mposhti ‘armikun’ e tiuj publik, Antonio Conte.
Top Channel