Ish-tenistja e famshme, drejt burgut me borxhe

25/02/2018 13:59

Kampionët më të spikatur të sporteve e shohin veten shpesh në situatat më të errëta që i ka rezervuar jeta dhe i fundit që vuan probleme është një emër që ka shkruar historinë e tenisit.

Arantxa Sanchez, ish-numri 1 i tenisit për femra dhe një yll i padiskutueshëm që garantonte miliona në harkun e pak javëve, tani rrezikon burgun dhe është e mbytur në borxhe.

Ish-tenistja spanjolle, e cila fitonte zemrat e tifozëve me lojën e saj karakteristike dy dekada më parë, dje ka marrë edhe 4 Grand Slam, tani është më keq sesa në një situatë falimentimi. Arantxa Sanchez, tashmë 46 vjeç, përballet me padinë e Bankës së Luksemburgut për t’i dhënë 7 milionë euro. Si të mos mjaftonte kjo, bashkëshorti i ish-tenistes ka kërkuar divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve.

Kur ishte në kulmin e karrierës, Arantxa Sanchez e spostoi rezidencën e saj në shtetin e Andorrës për të paguar më pak taksa. Organet fiskale spanjolle, pasi certifikuan evazionin, kërkuan që ish-tenistja të paguajë 3.5 milionë euro. Kjo shumë u shtua pas betejave gjyqësore që rënduan pozitën e ish-sportistes dhe kjo kërkoi ndihmën e bankave.

Tashmë, Banka e Luksemburgut që kërkon t’i kthehen paratë që prej vitit 2011, kërkoi arrestimin e Arantxa Sanchez. Kjo e fundit përballet tashmë edhe me betejën ligjore për familjen, madje bashkëshorti ka vënë në dyshim dhe gjendjen mendore të ish-tenistes.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA