14/11 15:54
Xherdan Shaqiri ka gjetur sërish golin në Premier League, por skuadra e tij Stoke City nuk shkoi më larg se një barazim në fushën e Leicester.
Ishte pikërisht fantazisti me origjinë shqiptare që shënoi golin e parë të takimit në miniutën e 43, pas një kundërsulmi agresiv. Futbollistët e Stoke thyen një aksion në mesfushë dhe më pas Shaqiri me një gjuajtje nga jashtë zone mposhti portierin Schmeichel. Ky është goli i gjashtë sezonal për Xherdan Shaqirin në këtë sezon.
Leicester e gjeti golin e barazimit në minutën e 70-të me një autogol të shënuar nga Butland. Stoke mbetet në vendin e parafundit me 26 pikë në 19 javë.
Top Channel