Rrëfehet Xhensila Myrtezaj: Gjithmonë e kam parë veten si nënë të një…

24/02/2018 23:18

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” e ftuar surprizë për Bes Kallakun ishte edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e dashur Xhensila Myrtezaj. Kohët e fundit në media kanë qarkulluar lajme që Xhensila dhe Besi janë në pritje të një fëmije…

Pa dashur të bëjë komente mbi këto lajme, Arbana Osmani solli në studio si dhuratën e parë për çiftin dhe fëmijën e tyre një pako me veshje dhe aksesorë, kurdo që ai të vijë. Secila pako përmbante veshje në dy ngjyra, rozë dhe blu.

Në mbyllje të programit Xhensila tregoi për herë të parë diçka tepër personale, për të cilën nuk kishte folur asnjëherë më parë. Ajo ndau me publikun emocionet e saj, duke thënë se gjithmonë e ka parë veten si nënë të një vajze dhe uron me gjithë zemër që në një të ardhme të afërt të ndodhë kështu.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA