Kanë shfrytëzuar praninë dy ditore të qeverisë në Berat për t’i kërkuar kryeministrit Edi Rama shpjegime për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike. Banorët e Beratit mendojnë se ndaj tyre është bërë padrejtësi.
Një shpjegim për ndihmën eknomike në Berat, kryeministri Rama e dha në takimin e parë të së shtunës, duke thënë se skema e filtrimit është e ftohtë, por edhe pse elektronike, ai pranoi se ka pasur gabime. Rama foli për rivlerësim dhe për ndihmën që bashkive u takon të japin.
“Marzhi i gabimit disa nuk kanë përfituar, por bashkitë kanë një fond të posacëm”, u tha Rama.
Kryeministri ka dhe një statistikë tjetër: “70% të përjashtuar janë nga mosha 24 deri në 40 vjecc, të aftë për punë”.
Por protestën kryeministri tregoi se nuk e kishte kaluar me kaq. Në një tjetër aktivitet reagoi ndaj ashpër ndaj atyre që bllokojnë rrugët për ndihmën ekonomike, por veçanërisht për punëtorët që e gjejnë tek qeveria fajin që sipas tij e kanë pronarët e tyre. Zgjidhja që u propozoi ishte drrastike.
“Në vend që të bllokoni rrugët, shkoni e zini për fytin pronarin atje. Ai pronari duhet t’i përgjigjet atyre një për një. Kapini për fyti dhe thojini këtu tani ke detyrimin të përgjigjesh”, tha ai.
Këtë deklaratë kryeministri e bëri pasi u prezantuan pikat kryesore të projektit Klosi-Gjiknuri për të kthyer veprimtarinë e guroreve në gjithë vendin në shinat e ligjit, në respekt të normave mjedisore
Top Channel