Frenon çmimi i gjelit/ Rritësit e shpendit preferojnë të mos “luajnë” me kostot, zbulohet arsyeja
22/12 20:00
Top Channel rrëfeu rastin e një familjeje në fshatin Lifaj të Lushnjes, ku jetojnë një grua e moshuar me 2 vajzat e saj, me probleme të shëndetit mendor.
E si të mos mjaftojë kjo, familja jeton në kushte tmerrësisht të rënda.
Pas transmetimit të kronikës kanë reaguar përfaqësues të organizates “Fundjava Ndryshe”, të cilët e ndihmuan këtë familje me nje paketë ushqimesh bazë.
Koordinatori i fondacionit Shkëlzen Krajku tha se urgjente është ndërtimi i shtëpisë dhe vizita e dy vajzave të sëmura.
Ndërkohë, pas kronikës televizive ka pasur shumë reagime nga qytetarët, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar financiarisht këtë familje.
Top Channel