Melanie Trump në qendër të vëmendjes së medias

24/02/2018 13:27

Zonja e Parë e Sheteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, sërish në qendër të vëmendjes së mediave.

Kjo, pasi këtë të premte ajo u shfaq në krah të bashkëshortit e saj, Presidentit Donald Trump, kur përshëndetën Kryeministrin e Australisë, Malcolm Turnbull, së bashku me bashkëshorten e tij, Lucy Turnbull, në Zyrën Ovale.

Në këtë dalje publike, sytë e mediave ishin të perqëndruara tek zonja e parë, Melania, e cila ishte veshur mjaft elegante.

Këtë herë Melanie kishte zgjedhur të shfaqej me pallton e një prej firmave të saj të preferuara, Dolce & Gabbana.

Sipas mediave palltoja e zonjës së parë ka një çmim të konsiderueshëm, plot 4.650 dollarë.

Veshja është dizenjuar posaçërisht për zonjën e parë.

Por jo vetëm palltoja, por edhe këpucët e Melanie, tërhoqën vëmendjen e medias, e cila shkruan se janë të stilistit të saj të preferuar, Christian Louboutin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA