Këngëtari dhe pianisti, Vlashent Sata, ishte personazhi i kësaj të shtune në PopCulture.
Vlasheni, i cili aktualisht jeton në Francë, gjatë intervistës së tij ka zbuluar detaje nga jeta profesionale, por edhe nga ajo personale.
I pyetur nëse aktualisht është në një lidhje dashurie Vlashenti u përgjigj se është single, megjithatë ai zbuloi edhe imazhin që duhet të ketë e dashura e tij e ardhshme: “Ndodh që në Shqipëri njerëzit humbasin individualitetin. Unë një gjë të tillë nuk e bëj. Në këngët e mia përfaqësoj veten. “Vajzat kanë bërë çmenduri për mua. Aktualisht jam single. Kam në kokë imazhin e vajzës ideale për mua. Më pëlqejnë femrat kuqe, por duke qenë se ska shumë të tilla do të preferoja edhe brune. Vajza duhet të jetë e bukur si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht”.
Vitin e kaluar Vlashenti organizoi edhe eventin ZA Fest, ku të ftuar ishin personazhe të njohur të artit si Elina Duni, Shpat Deda dhe Arben Bajraktaraj.
Lidhur me këtë eksperiencë Vlashenti u shpreh se synimi i tij ishte të sillnin në Theth muzikën më të mirë shqiptare dhe sa më shumë njerëz të dashuruar me artin: “Elina Dudi, Shpat Deda dhe unë organizuam gjithçka, për një koncert që pasqyronte traditat shqiptare. Ka pasur rreth 1500 të ftuar. Nuk e prisin
I pyetur se nga i vjen frymëzimi për këngët, Vlashenti u përgjigj: “Këngët e mia frymëzohen nga dashuria. Nëse një punë pretendon ta bësh mirë, duhet të kërkosh shumë. Këtë bëj dhe unë”.
Top Channel