Kukësi rigjen fitoren në fushën e saj, pasi ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Laçin në një ndeshje shumë të luftuar.
Skuadrës kuksiane i është rikthyer buzëqeshja, pas një suksesi të rëndësishëm përballë rivalëve të Laçit, falë një goli të shënuar nga gjeorgjianit Dzaria në minutën e 83-të të takimit. Skuadra e Laçit e luajtur pjesën e dytë me një futbollist më pak, pas kartonit të kuq të Eskerda.
Me këtë fitore Kukësi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Flamurtarin.
Fitore arriti edhe Kamza që mundi Lushnjen në shtëpi 2-3. Miqtë nga Kamza shënuan të parëtnë minutën e 33 me Mehmetin. Çanka barazoi përkohësisht në pjesën e parë, ndërsa Kamza shënoi edhe dy herë të tjera me Raçiç dhe Plakun. Në minutat shtesë të takimit, pas një gabimi të mbrojtjes Çanka shënoi edhe golin e dytë, por që ngeli vetëm për statistikë. Kamza ngjitet në vendin e katërt me 32 pikë, ndërsa Lushnja afron gjithnjë e më shumë rënien nga kategoria.
Top Channel