Kris Jenner kërkon ti ngjajë aktores Meryl Streep

24/02/2018 11:04

Pamja e saj e re, me flokët bjondë dhe të prera shkurt, është njësoj me atë të aktores Meryl Streep, në filmin “The Devil Wears Prada”.

Dhe dëshirën për tu dukur si aktorja e famshme, Kris Jenner, e ka zbuluar edhe në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, ndërsa mbante në kokë një paruke bjonde platini.

Gjatë transmetimit të reality-show, 62-vjeçarja i rrëfen vajzës së saj, Kim Kardashian se ka një kohë të gjatë që e ka menduar këtë model flokësh.

“Unë kam dashur ti bëj flokët bjonde prej shumë kohësh, dhe për këtë fillimisht mendova që më parë të provoja një paruke, për të parë nëse më shkonin”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA