Ija me gomar në studio, shpreh lutjen e saj për Besin dhe Xhensilën… Është ajo që kemi të gjithë!

24/02/2018 23:18

Duket sikur surprizat në programin “Dua të të bëj të lumtur” nuk kanë të mbaruar për aktorin Bes Kallaku mbrëmjen e sotme. Ai ishte i ftuar në program nga Sanije Vathi, një nga zonjat që ai ka ndihmuar, e cila donte ta falenderonte për gjithçka që ai kish bërë për të.

Por stafi i “Dua të të bëj të lumtur” i kishin përgatitur edhe disa surpriza Besit. Përpos klipit me falenderime nga shumë prej atyre që ai ka ndihmuar, në studio erdhi si surprizë bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj; u rikrijua për një moment atmosfera në Bubq dhe sigurisht këtu nuk kishte si të mungonte gjyshja e tij e dashur, Ija, e cila është kthyer në një fenomen të rrjeteve sociale, me më shumë se 120 mijë ndjekës.

Kudo që Besi shkon merr me vete edhe Ijen, në shfaqje të ndryshme, emisione por edhe në koncertet e tij, madje ai zbuloi se në njërin prej koncerteve kanë performuar bashkë deri në orën tre të natës.

Ija hyri në studio duke tërhequr një gomar, çka shkaktoi shumë të qeshura dhe reagime tek publiku, por edhe tek vetë Besi… Ajo u shpreh se Besi e kishte bërë shumë të lumtur dhe do të bëhej akoma dhe më e lumtur nëse ai dhe Xhensila do të ishin mirë dhe të bëheshin prindër të një fëmije.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA