Cheryl dhe Liam Payne natën pas Brit Award e kalojnë të ndarë

24/02/2018 10:48

Ata u shfaqën mjaft të dashuruar në ceremoninë e Brit Award’s mbrëmjen e së mërkurës.

Bëhet fjalë për Cheryl dhe Liam Payne, për të cilët u përfol se ishin në krizë dhe mund të shkonin drejt ndarjes, për shkak se këngëtari kalonte shumë kohë jashtë shtëpisë.

Por duket se çifti sado që u përpoq ti hidhte poshtë këto zëra duke u shfaqur krah njëri tjetrit gjatë ceremonisë, duket se pas saj ata kanë shkuar në drejtime të ndryshme.

Sipas mediave rozë, Cheryl pas Brit Award iku në shtëpinë e saj, ndërkohë që Liam e kaloi natën në një hotel në aeroport.

Pavarësisht se rezidenca e tyre në Surrey ishte vetëm 30 minuta larg me makinë nga Heathrow, Liam vendosi të qëndronte në një hotel, duke e lënë partneren e tij të kthehej e vetme.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA