Bora Zemani zbulon marrëdhënien: Nuk e kam më mik Vin Velin

24/02/2018 16:28

Bora Zemani, moderatorja e njohur sportive në Digitalb, është e ftuara e kësaj të shtune në emisionin PopCulture.

Gjatë intervistës së saj Bora ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private por edhe ajo profesionale.

Bukuroshja kohët e fundit është përfolur shumë për divorcin e saj me ish bashkëshortin, Vinin.

E pyetur nëse ndarja e tyre ka ardhur për shkak të tradhëtisë Bora përgjigjet: “Fotot në Instagram me Vinin nuk i kam fshirë sepse i bie që të fshi të shkuarën. Mes nesh nuk ka hatermbetje, por miq nuk jemi. Flasim për të mirën e djalit. Ish bashkëshorti nuk mund të kthehet në shok. Aktualisht nuk jemi miq në Instgram, sepse kështu ndodhi pas zënieve të para. E kemi të dy Instagramin e hapur dhe ska asnjë problem për të parë se çfarë bëjmë. Krisja e marrëdhënies me Vinin nuk erdhi për shkak të tradhtisë. Kjo ishte keqkuptim. Ska lidhje fare me këtë gjë”.

Por a do të ketë një ribashkim të çiftit? “Jo, nuk ka rikthim me Vinin. Ka mbaruar çdo gjë”.

Në PopCulture Bora zbuloi edhe personin më të rëndësishëm në jetën e saj: “Djali është gjëja më e bukur që kam bërë në jetë. Nuk bëhem aspak xheloze që i ngjan babait, nëse do të ishte vajzë atëhere do të bëhesha, por tani jo. Do të doja që djali të anonte më shumë nga arti por jo, i pëlqen futbolli”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA