Nga Katari te SHBA: Sa kushton organizimi i një Kupe Bote? Shifrat marramendëse që ndryshuan futbollin
Deri tani në Europa League, Milani konsiderohej një skuadër me fat nga shorti, pasi kundërshtarët nuk kanë qenë të një niveli të lartë, por në 1/8 e këtij kompeticioni, kuqezinjtë do të përballen me Arsenalin, një kundërshtarë aspak i lehtë.
Një ndeshje me aromë Championsi. Teksa ka folur pas hedhjes së shortit, drejtori sportiv i Milanit, ka thënë me shaka: “Më vjen keq për Arsenalin”.
Por menaxheri i skuadrës, Christian Abbiati ka qenë më me këmbë në tokë. Ai tha se në një takim të tillë kërkohet edhe mbështetja e tifozëve për ta kaluar kundërshtarin. Do të jetë një ndeshje e bukur. Ky grup mund t’i kalojë anglezët. Edhe tifozët do të japin ndihmën e tyre”, tha Abbiati.
Top Channel