20 Gola, 9 Asiste, 8 Ndeshje radhazi! Lexoni rekordet absurde të Lionel Messit pas fitores me Kepin e Gjelbër! 04/07 00:37
Kombëtarja shqiptare U-19 ka kaluar në finale të turneut ‘Roma Caput Mundi’, falë fitores ndaj të rinjve të Lazios me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa gjithçka u vendos në 45-minutëshin e dytë, me golat që u shënuan nga Halili dhe Nezha, për kuqezinjtë.
Në finale skuadra e Erjon Bogdanit do të përballet me Rumaninë, që siguroi vendin e parë në grupin tjetër. Edhe vitin e kaluar Shqipëria doli në finale me Rumaninë, teksa kuqezinjtë fituan me rezultatin 2-0, duke u shpallur edhe fitues të turneut.
Top Channel