Arrestohet 43-vjeçari nga Laçi, ishte “ngujuar” në kullën e prindërve

23/02/2018 11:55

Një 43-vjeçar nga Laçi i shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar në shtëpinë e prindërve të tij në Madhesh të Matit.

Alban Gjegji është shpallur në kërkim në nëntor 2016, pasi ndaj tij Gjykata për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Policia ka goditur mbi 15 raste të kultivimit të kryera nga ky grup kriminal, si dhe ka arrestuar më parë disa persona si pjesë e këtij grupi kriminal.

Top Channel