Veliaj: Program punësimi dhe integrimi për gratë e dënuara

22/02/2018 12:50

Bashkia e Tiranës ka mbjellë 163 drurë dekorativ në burgun e grave. Në këtë institucion vuajnë dënimin rreth 40 të paraburgosura dhe 56 të dënuara.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se mes institucioneve të shumta të cilët iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet, një vlerësim të veçantë meriton kontributi i grave dhe i vajzave të cilat vuajnë dënimin në këtë institucion. Ai shtoi se pavarësisht momenteve të vështira në jetë, e rëndësishme është kapërcimi i tyre për të ecur përpara.

“Ka pasur shumë institucione që i janë bashkuar aksionit tonë, por ky është padyshim më i veçanti. Besoj që secili prej nesh ka momente që rrëzohet. Pyetja është si ngrihemi, sa shpejt ngrihemi, si transformohemi, si përdorim momentet e vështira në jetë për t’u bërë më të fuqishëm dhe për të vazhduar për të ecur përpara”, shtoi Veliaj. Krahas mbjelljes së 163 pemëve të reja, që do të konturojnë një park të vogël në mjediset e burgut. “Jemi afër rekordit tonë të 100 mijë pemëve dhe jo vetëm në parcela publike, parqe apo rrugë, por edhe brenda këtyre institucioneve. Më vjen mirë që edhe ky institucion do të kthehet në një mini-ishull gjelbërimi, brenda një lagjeje të mbipopulluar, por edhe për t’i dhënë zonjave këtu shumë shpresë dhe kurajë, teksa kalojnë këtë moment të vështirë të jetës”, tha ai.

Por, ky nuk do të jetë projekti i vetëm që Bashkia e Tiranës ka menduar për mbështetjen e personave që vuajnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës do të nisë shumë shpejt projekte për të lehtësuar integrimin në shoqëri të personave që përfundojnë periudhën e vuajtjes së dënimit dhe krijimit të mundësive për punësimin e tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA