Skoci, sulmuesi shpërblehet me picë falas për çdo gol (Foto)

22/02/2018 16:28

Conor Sammon duket se do të shtojë në peshë shumë shpejt, pasi klubi i tij, Partick Thistle, ka vendosur që ta shpërblejë me një picë falas sa herë që shënon një gol në ndeshjet në shtëpi.

Sulmuesi irlandez shënoi kundër Dundee dhe menjëherë mori picën e parë, pas marrëveshjes që skuadra skoceze ka arritur me “Pizza Express”.

Siç duket nga postimi në Tëitter i klubit, pica i është dorëzuar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel