Për çfarë zihen velinat e “Fiksit”?

22/02/2018 19:13

Vangji Telo dhe Sonja Cemeri, velinat e “Fiks Fare”, kanë treguar për “Pasdite në Top Channel” jetën e tyre përtej ekranit.

Vangji tregon se kohën e kalojnë me kafe, darka dhe thashetheme.

“Unë kam qejf në fakt të bëj thashetheme, por Sonja nuk i ka qejf”, tregon Vangji.

Më tej, Vangji zbuloi se kush janë gjërat që nuk pëlqen te Sonja: “Nuk flet shumë, nuk është tip social dhe nuk i bën ushtrimet pak më butë për t’u përshtatur me mua”

Ndërsa gjërat që nuk i pëlqejnë Vangjit te Sonja janë fakti që flet shumë dhe përtesa në kërcim.

Velinat e “Fiks Fare zbuluan dhe arsyen e zënkave të tyre.

“Zihemi me raste, zakonisht për veshjet. Të dyja e kemi këmbën numër 38 dhe kur vijnë një palë këpucë një numër më i madh, debatojmë se kush do i veshi. Në fund i vesh unë sepse unë toleroj gjithmonë”, tregoi Sonja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA