Pas lajmeve në media, flet për herë të parë Paris Jackson

22/02/2018 16:33

Disa ditë më parë u përforl se ishte në një lidhje dashurie me një tjetër modele, por duket se këtyre spekulimeve vajza e Micheal Jackson nuk dëshiron tu kushtojë rëndësi.

Për të ajo që vërtet ka rëndësi është familja, e më konkretisht vëllai i saj i vogël, i cili festoi 16 vjetorin e lindjes.

Në rrjetin social Instagram, modelja 19-vjeçare, Paris Jackson, ka uruar vëllain e saj Prince Michael Jackson II një ditëlindje të bukur.

Pasi ka postuar disa foto të fëmijërisë, Paris shkruan: “Gëzuar ditëlindjen zemër”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel