
Fletorja e komunikimit digjital/ Siguria në shkolla, mësuesi dhe psikologu do raportojnë për sjelljen e nxënësve
25/02 20:32
Një nga fshatrat më të popolluara të Shkodrës, Shtoji, vetëm 3 km larg qytetit, prej më shumë se 20 vitesh vuan mungesën e infrastrukturës.
Rruga kryesore e një prej lagjeve më të mëdha të fshatit dhe siç shihet nga pamjet amortizimi i saj e bën tepër të vështirë kalimin e automjeteve.
Banorët shprehen të revoltuar se askush nuk kujtohet që ky fshat është pa rrugë pavarësisht se sa herë ka fushata elektorale premtohet ndërtimi i saj.
Problemet e rrugës shtohen në një ditë me reshje ndërkohë që ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare për asfaltimin e rrugës.
Top Channel