Kur fluturojnë gota dhe karrige (Video)

22/02/2018 19:25

Policia e Lidsit shpërndau një video të një sherri masiv që shpërtheu në një lokal dhe ku u përfshinë plot 20 burra, të cilët godisnin njëri-tjetrin me grushta, karrige dhe gota.

Pamjet tregojnë se si njëri nga punonjësit e lokalit mundohet t’i ndajë, por sapo duket se dhuna po pushon, një nga burrat nis gjithçka nga e para.

Edhe pse mund të duket e çuditshme, deri tani është arrestuar vetëm një person dhe policia po kërkon ndihmë për të identifikuar të tjerët që u përfshinë në këtë sherr.

Top Channel