![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/photo-output-249-663x376_sd-800x450.jpg)
22/01 18:25
Pelerina elegante, dizajne gjeometrike dhe ngjyra të zbehta dominuan pasarelën e Fendit në javën e modës në Milano. Kompania italiane prezantoi një koleksion romantik dhe femëror për sezonin vjeshtë-dimër 2018.
Qendisjet nëpër fustane dhe pelerinat me supet katrore, të gjata e të shkurtra, ishin mes elementëve që binin në sy në krijimet e frymëzuara nga vitet ’80.
Pjesë e koleksionit ishin gjithashtu veshje të krijuara në bashkëpunim me artistin britanik, Hey Reilly, i njohur për shkrirjen dhe transformimin e logove simbol të botës së modës.
Në pasaralën e fendit parakaluan dy motrat Gigi dhe Bella Hadid, e gjithashtu Kaia Gerber. Të treja ato prezantuan veshje me nuanca neutrale.
Top Channel