Kjo është ura mbi lumin Vjosë që banorët e fshtatit Kafaraj e konsiderojnë si shkaktarë kryesore të përmbytjeve të fundit në qarkun e Fierit.
Pas protestës për serrat e përmbytura të luleshtrydheve, Top Channel bëri një vëzhgim në vendin pranë Ferrasit ku banorët thonë se është bërë ngushtimi i shtratit të lumit.
Përveç inerteve ato që duken sepse dalin edhe mbi ujë janë bunkerë betoni. Inertet janë hedhur në shtratin e lumit gjatë punimeve për ndërtimin e autostradës Levan – Vlorë.
Ndaj për tre përmbytjet e ndodhura më 2017 dhe në shkurt të këtij viti, banorët tregojnë me gisht nga ura. Nga këto përmbytje janë prekur 7 fshatra të dy njësive administrative Levan dhe Frakull në Fier si dhe disa njësi administrative të Vlorës.
Top Channel