Bella Hadid bëhet pjesë e një incidenti në Milano
22/02/2018 14:28
Gigi dhe Bella Hadid janë dy motrat supermodele të cilat kanë pushtuar pasarelat në të gjithë botën.
Këtë javë dy supermodelet ishin në qendër të vëmendjes kur u shndërruan në imazhe kryesore të stilistëve më të njohur gjatë javës së modës në Milano.
Por pas shfaqjes dy motrat janë larguar me makinë, e duket se pikërisht këtu Bella është bërë pjesë e një incidenti “padashje”.
Bukuroshja kishte veshur një bluzë të shkurtër pa reçipeta dhe sipër saj një xhaketë të shkurtër.
Gjatë kohës që po pozonte së bashku me motrën e saj për fotografët, Bella ka zbuluar gjoksin, në kohën kur ajo po mundohej të rregullonte flokët.
Dhe duket se një gjë e tillë vështire se do u shpëtonte fotografëve.
Top Channel