Lindsey Vonn nuk i realizoi pritshmëritë në garën e zbritjes së lirë në skitë alpine, në Lojërat Olimpike Dimërore.
Skiatorja amerikane, e cila pretendohej të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumin në këtë garë, u detyrua të kënaqej me vendin e tretë dhe medaljen e bronztë.
Medaljen e artë në këtë disiplinë e mori italiania, Sofia Goggia, me kohën 1 minutë, 39 sekonda e 22 të qindtat, duke lënë në vendin e dytë norvegjezen Moëinckel, ndërsa Vonn e mbylli garën me 49 të qindtat më shumë sesa ajo e Goggias.
Vet Vonn, në përfundim të garës deklaroi se skiatoria italiane e meritoi këtë fitore dhe se ajo ishte e kënaqur me paraqitjen e saj.
“Zhvillova një garë shumë të mirë, por Sofia u paraqit pak më mirë sesa unë. Besoj se sot ajo ishte e paarritshme. Nuk kam asnjë keqardhje, jam vërtet shumë e kënaqur. Ishte e vështirë për mua të mendoja se ky është garimi im i fundit në zbritjen e lirë në Lojërat Olimpike. Mezi i mbajta emocionet dhe jam shumë krenare për garimin tim”, tha Vonn.
Top Channel